Biografia

Nga Sadulla Brestovci

Shko te: navigacion, kërko

SADULLA BRESTOVCI

1933 - 1979

JETËSHKRIMI - NGA VITI NË VIT

[redaktoni] SHKOLLIMI, PUNA PEDAGOGJIKE DHE VEPRIMTARIA PROFESIONALE-SHKENCORE

1933
  • Më 13 tetor 1933 lindi në Gjilan, si fëmijë i dytë (nga gjashtë fëmijë) nga baba Ymer Brestovci dhe nëna Naxhije (Bajra) Brestovci. Në bashkëshortësi me Sevdije (Ibrani) Brestovci i kanë tre djem: Bujarin, Burimin dhe Shkumbinin.
1948-49
  • Kreu shkollën fillore në vendlindje.
1952-53
  • Kreu Shkollën Normale në Gjakovë.
1953-54
  • Për një kohë ishte drejtor i shkollës fillore në Zhegër (komuna e Gjilanit).
1954
  • Prej marsit deri në vjeshtë të atij viti qe mësimdhënës i historisë dhe gjuhës shqipe në Pro-gjimnazin e Gjilanit.
  • Regjistrohet në Fakultetin Filozofik – Dega e Historisë – në Universitetin e Beogradit.
1959
  • I kryen studimet në Fakultetin Filozofik dhe diplomon në Degën e Historisë.
  • Punon si profesor i historisë në Gjimnazin e Gjilanit.
1959-60
  • Kryen shërbimin ushtarak në Varazhdin (Kroaci).
1960-61
  • Punon si profesor i historisë në Gjimnazin e Gjilanit.
  • Për punën e palodhshme dhe rezultatet e pamohuara të arritura gjatë atij viti shkollor është vlerësuar me notën dallohet (shih: Vlerësimet).
1960-62
  • Ishte anëtar i Pleqësisë për Arsim e Kulturë të rrethit të Gjilanit.
  • Ishte anëtar i Këshillit Komunal për Edukim Fizik të të Rinjve të Gjilanit.
1961-62
  • Punon is profesor i historisë në Shkollën Normale në Gjilan.
1962
  • Në mungesë të kuadrit angazhohet si profesor i historisë në Shkollën e Mesme Ekonomike në Gjilan.
1963
  • jep provimin profesional me sukses të shkëlqyeshëm.
  • përkthen tekstin e historisë për nxënësit e klasës së dytë të shkollave profesionale.
1963-64
  • Me 1963 zgjedhet drejtor i Shkollës së Mesme Ekonomike dhe këtë detyrë e kryen deri në vitin 1964.
1965
  • Rikthehet profesor i historisë në Shkollën Normale në Gjilan.
1959-66
  • Gjatë kësaj periudhe sa vepron në Gjilan, pos detyrave të mësimdhënësit ka kryer edhe shumë detyra tjera:
    • Kryetar i Këshillit drejtues të Fondit të zjarrfikësve të komunës së Gjilanit;
    • Delegat i Shoqatës së Historianëve;
    • Recensent (1964) i tekstit të historisë për klasën e parë të shkollave profesionale;
    • Anëtar i Këshillit drejtues të historianëve të Kosovës;
    • Anëtar i Këshillit për çështje të përgjithshme të Kuvendit Komunal në Gjilan etj.
1966
  • në vjeshtë të këtij viti kalon me detyrë në Prishtinë si profesor i historisë në Shkollën Normale.
  • Enti i Kosovës për Përparimin e Shkollave e zgjedhë bashkëpunëtor të jashtëm në cilësinë e këshilltarit pedagogjik të lëndëve histori dhe njohuri shoqërore.
  • Enti i Kosovës për Përparimin e Shkollave e emëron anëtar të Këshillit profesional lidhur me dhënien e mendimeve dhe vlerësimin e Projektit të Planit dhe Programit të historisë dhe njohjes së shoqërisë të shkollave të shkallës së parë e të dytë.
  • Për një kohë ishte profesor i historisë në Shkollën Teknike “19 nëntori” në Prishtinë (në mungesë kuadri).
1967-68
  • I përgatit disa tema për emisionin e Radio Prishtinës në temën “Ta njohim të kaluarën tonë”.
  • Regjistrohet në studimet pasuniversitare në FF në Universitetin e Beogradit dhe për dy vitet e ardhshme arrin të përfundojë të gjitha provimet me notë mesatare 8,40.
1968
  • Në fund të vitit 1968 zgjedhet asistent i historisë në Institutin Albanologjik në Prishtinë. Me këtë fillon për një dekadë veprimtaria e tij shkencore tejet e frytshme.
1970
  • Shkruan dhe boton recensionin për librin: Arthur Evans "Letrat Ilire", Sarajeve, 1967 (f.175) dhe e boton në Gjurmime Albanologjike, 1970, 1-2, 323-326.
  • Boton punimin shkencor "Burimet tregimtare dhe rëndësia e tyre për lëvizjen kombëtare shqiptare në Kosovë në fund të sh. XIX dhe në fillim të sh. XX". Gjurmime Albanologjike,1970, 1-2, 269-292.
  • Shkruan recension kritik për librin: Grgur Jakshic-Vojislav J. Vuckovic "Politika e jashtme e Serbisë gjatë pushtetit të Knez Mihailit", Bgd., 1963 (f. 576) dhe e boton në Gjurmime Albanologjike, 1971, I,339 – 349.
  • Në të përditshmen "Rilindja", në njëzet vazhdime, boton fejtonin me titull "Idriz Seferi – Kreshniku i Karadakut". "Rilindja", 11-30 janar 1970.
  • Shkruan recensionin: Konferenca e dytë e studimeve albanologjike, Tiranë, 1969, I-II( 658 + 468 f) dhe e boton në Buletin i Muzeumit të Kosovës, Prishtinë, 1970, 459 – 467.
1971
  • Shkruan dhe boton fejtonin, në 38 vazhdime, "Lëvizja kombëtare në Kazanë e Gjilanit – Islam Pira 1966-1931", Rilindja, prej 28 maj deri me 5 korrik 1971.
1972
  • Boton punimin shkencor: "Marrëdhëniet Shqiptaro-Serbo-Malazeze gjatë viteve 1839-1856”. Gjurmime Albanologjike, 1971, II, 115- 159.
  • Më 15 dhjetor 1972 mbron punimin e magjistraturës me temë: “Marrëdhëniet Serbo-Shqiptare prej Tanzimatit e ‘Nacertanies’ se Ilija Garashaninit deri te luftërat serbo-turke të vitit 1876-1878”. Ky punim shkencor është i pari i atij lloji për periudhën 1938 – 1878 në historiografinë shqiptare.
  • Emërohet sekretar shkencor i revistës Gjurmime Albanologjike - Seria e shkencave historike të Institutit Albanologjik në Prishtinë.
  • Zgjedhet zëvendëskryetar i Bashkësisë së Institutit Albanologjik.
1973
  • Zgjedhet kryetar i Bashkësisë së Institutit Albanologjik në Prishtinë.
  • Avancohet në thirrjen Bashkëpunëtor Shkencor.
  • Zgjedhet anëtar i Komisionit për provime profesionale për arsimtarët e njohurisë shoqërore dhe historisë pranë Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prishtinë.
  • Boton punimin shkencor: "Lëvizja kombëtare shqiptare në vitet ’60 – ’70 të shekullit XIX në dritën e burimeve arkivale serbe. Gjurmime Albanologjike, 1973, III, 35 – 47.
  • Boton punimin shkencor: “Memorandumi i një të panjohuri mbi politikën që duhet ta ndiqte Serbia ndër Shqiptarë. Gjurmime Albanologjike, 1973,III, 167 – 204.
1974
  • Zgjedhet udhëheqës i degës (shef i seksionit) të Historisë në Institutin Albanologjik.
  • Zgjedhet anëtar i Këshillit Shkencor të Institutit Albanologjik në Prishtinë.
  • Zgjedhet anëtar i Këshillit drejtues të Shoqatës së arsimtarëve të Kosovës.
  • Boton punimin shkencor: "Les sources d’archives Serbes relatives aux Albanais et a leur mouvement national pendant les annees 70 et 80 du XIX siecle ("Burimet arkivale serbe për shqiptarët dhe lëvizjen e tyre nacionale gjatë viteve 70 e 80 të shekullit XIX). Academie Bulgare des Science, Institut d’ etudes Balkaniques, Etudes Balkaniques, No. 4, Sofia,1974 (f. 147 – 156).
  • Zgjedhet anëtar i Redaksisë së Buletinit të Muzeumit të Kosovës - seria histori-etnografi.
  • Boton punimin shkencor: “Lëvizja kombëtare dhe marrëdhëniet shqiptaro-serbe-malazeze gjatë krizës lindore 1875-1878. Kosova, Instituti i Historisë, Prishtinë, 1974, 3, 71-93.
1974-75
  • Boton punimin shkencor : “Disa momente të mardhënieve shqiptaro-serbe-malazeze në fund të viteve ’50 – në fillim të viteve ’60 të shekullit XIX ( 1856-1862). Gjurmime Albanologjike, 1974-75, IV-V, 93 – 124
1976
  • Boton punimin shkencor : “Qëndrimi i Serbisë ndaj shqiptarëve dhe lëvizjes së tyre kombëtare të viteve 1867-1868”. Gjurmime Albanologjike, 1976, VI, 7 – 48
1977
  • Merr pjesë me kumtesë në Konferencën e VII të historianeve të Jugosllavisë në Novi Sad (1977) me temën : “Albanski nacionalnooslobodilacki pokret i Srbija 60-tih godina XIX veka” “Lëvizja nacionalçlirimtare shqiptare dhe Serbia ne 60-vjetshin e shekullit XIX)
  • Ekspedita kërkimore shumëditëshe në Karadak e organizuar nga ekipet hulumtuese të Institutit Albanologjik e zhvilluar në periudhën kohore 13 – 23 prill 1977. Ekspedita vepronte në tri grupe për të eksploruar material: dialektologjik, onomastik, leksikologjik, folklorik, etnografik, etnomuziokologjik dhe historik në dy treva te Kosovës: në trevën e Karadakut të Gjilanit dhe ate të Shales së Bajgores. Sadullah Brestovci “iu rrekë me përkushtim të veçantë hetimeve të materialeve memoriale historike, duke gjurmuar me pasion personalitetet pjesëmarrëse në ngjarjet historike të fillimit të shekullit XX.”(sipas: Mehmet Halimi,GJA,1978,VIII,f.355)
  • Boton punimin shkencor: “Qëndrimi i Serbisë ndaj Shqiptarëve dhe lëvizjes së tyre kombëtare të viteve 1868 – 1875”. Gjurmime Albanologjike, 1977, VII, 125 – 149.
1978
  • Boton punim shkencor, pjesa e dytë me titull “Qëndrimi i Serbisë ndaj Shqiptarëve dhe lëvizjes së tyre kombëtare të viteve 1872-1875. Gjurmime Albanologjike, 1978, VIII, 127 - 149.
  • Merr pjesë në Konferencën mbi 100 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të mbajtur në Prishtinë, qershor 1978, me kumtesë: “Mbi disa momente të marrëdhënieve shqiptaro-serbe gjatë kohës së Lidhjes së Prizrenit”.
  • Merr pjesë në Konferencën shkencore mbi 100-vjetorin e LSHP në Tirane me kumtesë: Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe popullsia serbe e Kosovës”.
  • E boton punimin në dy vazhdime me titull: “Shembull i shkëlqyeshëm i qëndrimit të drejtë të Haxhi Ymer Prizrenit”. “Rilindja, Prishtinë, 13, 14 maj 1978.
1979
  • Me 19 gusht Sadulla Brestovci, pas një sëmundjeje të rëndë, ndërroi jetë.

[redaktoni] Disa botime pas vdekjes së Sadulla Brestovcit

1981
  • Botohet punimi shkencor me titull: “Mbi disa momente të marrëdhënieve shqiptare-serbe gjatë kohës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Referate dhe kumtesa të mbajtura në Seksionin e Historisë, Prishtinë, 1990, 293 – 317.
1983
  • Monografi shkencore: Sadullah Brestovci “Marrëdhëniet shqiptare-serbe-malazeze (1830 – 1878)". Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1983 ( f. 290)
2008
  • Monografi shkencore: Sadullah Brestovci: “Lëvizja kombëtare në Kazanë e Gjilanit: Islam Pira 1866-1931”. Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2008 (f. 292).