Vlerësime

Nga Sadulla Brestovci

Shko te: navigacion, kërko

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Vlerësime të punës pedagogjike e kërkimore

[redaktoni] Për punën si arsimtar për vitin shkollor 1960/61

Për punën e palodhshme dhe rezultatet e pamohuara të arritura gjatë vitit shkollor 1960-1961 është vlerësuar me notën dallohet. Ndërsa në fletënotimin e tij të atij viti shkollor, përveç të tjerave, gjenden të shkruara edhe këto fjalë:

“Posedon përgatitje të dalluar profesionale … Parimet didaktike e metodike i njeh shkëlqyeshëm dhe me sukses i aplikon në procesin mësimor. Përdor metodën monologjike, dialogjike dhe demonstrative … I respekton format e tanishme të pjesëmarrjes së nxënësve në procesin e vlerësimit të punës dhe të diturisë së nxënësve përmes notave … Gëzon autoritet te nxënësit dhe dhe ka ndikim në ta. Ka perspektivë të bëhet mjeshtër i vërtetë i profesionit të tij”.

[redaktoni] Per punën si profesor i historisë për vitin shk. 1965/66

Mbi punën e tij mëtej të suksesshme flasin qartë karakteristikat e tij të më vonshme të punës. Kështu bie fjala në njerën nga karakteristikat e tij të punës për vitin shkollor 1965-1966, ndërmjet të tjerave, shkruan:

“Ka përgatitje të lakmueshme profesionale, ndërsa përvoja e tij e punës prej më se gjashtë vitesh veçanërisht vjen në shprehje. Përherë e sistematikisht përgatitet për orët e mësimit, të cilat i qëndrojnë gjithmon në nivel të lakmueshëm në pikëpamje profesionale, metodike e pedagogjike. I njeh shkëlqyeshëm dhe në praktikë i zbaton me shumë mjeshtri e sukses parimet didaktike dhe metodike të mësimit bashkohor. … Me sukses të madh e përdor metodën dialogjike, monologjike dhe demonstrative. Asnjëherë nuk harron të ndikojë në nxënës në frymën e patriotizmit socialist jugosllav. Drejt e me kujdes të duhur i spjegon e interpreton shkaqet a motive, shkaqet dhe pasojat e ngjarjeve të ndryshme historike. Lëndën mësimore gjithmon e aktualizon. Vet lëndën mësimore e spjegon rrjedhshëm e bukur edhe në pikëpamje gjuhësore … Gjatë vlerësimit të punës e dijturisë së nxënësve me nota është i kujdesshëm, sistematik dhe shumë objektiv. Si kujdestar klase është shumë aktiv, i kujdesshëm dhe në tërësi shembullor. Lidhur me punën e tij ka hartuar plan detal dhe vazhdimisht e ka aktualizuar, veçanërisht kjo vlen për atë mbi punën rreth orëve të edukimit moralo-politik të nxënësve dhe të punës me prindët. Është shumë aktiv në të gjitha organet e qeverisjes së shkollës. Gëzon autoritet të lartë te të gjithë nxënësit.

Ndërkaq sistematikisht punon në ngritjen e tij profesionale dhe ideologjike”

(Marrë nga karakteristika e punës së tij, e cila është shkruar në Gilan më 25.V.1966.)

[redaktoni] Per tezën e doktoratës

Sadulla Brestovci ishte duke punuar në tezën e doktoratës me titull; “Marrëdhëniet shqiptaro-serbe prej vitit 1878-1912”. Tezë kjo shumë e vështirë dhe shumë problemëshe, por të cilën e ka pranuar Sadullai duke dëshiruar ta sendërtojë propozimin e drejtorisë së Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe me qëllim që të kontribojë në punën hulumtuese shkencore të tij. Lidhur me këtë çështje të rëndësishme shkencore le të shohim diç nga ajo që shkruajti komisioni i Fakultetit filozofik të Prishtinës në përbërjen: prof.dr.Bogumil Hrabak, prof.dr. Ali Hadri, prof.dr. Skënder Riza. Komisioni në fjalë, ndërmjet tjerash, shkruajti:

“Tema e formuluar në këtë mënyrë jo vetëm që paraqet temë problematike, por njëherit është e komplekse dhe e rëndësishme, e për këtë arësye lypset të studiohet në mënyrë të gjithanshme dhe të interpretohet në mënyrë shkencore”, ndërsa sa i përket mundësive të kandidatit, mr.Sadulla Brestovcit, për ta kryer atë punë të mundimshme, por edhe të lakmueshme shkencore e njerëzore, komisioni tha: “Sadulla Brestovci ka kualitetet e nevojshme të një punëtori shkencor. Ai edhe deri tani është marrë me punë shkencore nga tematika e lëvizjes nacionale të popullit shqiptar dhe marrëdhëniet shqiptaro-serbe. Në këtë aspekt i ka kontribuar historiografisë. Puna e tij e deritashme mund të garantojë se kandidati me sukses do të studjojë dhe zgjidh problemin e parashikuar”. Kurse lidhur me koncepcionin, të cilin Sadulla Brestovci e kishte paraqitur me rastin e propozimit të temës për tezë të doktoratës, komisioni i zën ngojë shkruajti: “Nga koncepcioni i bashkangjitur shihet se kandidati në mënyrë mjaft studioze i është rrekë kësaj problematike”.

Të dhënat e sipërme janë nxjerrë nga procesverbali i Mbledhjes XXI të Këshillit të Fakultetit filozofik të Prishtinës të mbajtur më 17 maj 1973.

[redaktoni] Për punën shkencore

“Mr. Sadulla BRESTOVCI nuk pat jetë të gjatë për të punuar më shumë se dhjetë vjet në fushën hulumtuese shkencore. Kjo periudhë për jetën njerëzore është tepër e shkurtër. Mirëpo, gjurmuesi Sadulla, vetëm në sajë të vullnetit të çelikët, me të cilin dispononte, dhe në sajë të entuziazmit të madh që kishte për këtë lloj pune, pat mundësi të korrë suksese jashtëzakonisht të mëdha në zbulimin, seleksionimin, skedimin dhe përpunimin e dokumenteve arkivale. Frytet e këtilla nuk mund të arrihen pa vetëmohim, dukuri kjo që shokut Sadulla nuk i mungoi kurrë, deri në çastin e fundit të jetës. Ai edhe kur ishte duke i përjetuar momentet e mbrama të jetës, e duke luftuar me armikun e vet të pamëshirshëm, me dhembjet e papër­shkruara që reflektoheshin nga sëmundja famëkeqe që ishte në zhvillim e sipër tinzisht, fliste vetëm për tezën e vet të doktoranturës, të cilën nuk mund ta përfundonte për shkak të pengesave të cilat e kishin kapluar, fliste për „Gjurmimet Albanologjike”, për shkundjen e pluhurit shekullor të arkivaleve, pra fliste vetëm për punën. Për Sadullahun puna ishte çdo gjë: ishte punë, ishte argëtim, ishte shoqe e jetës, ishte…

Si hulumtues shoku Sadulla Brestovci kryesisht ishte përqëndruar në arkivat e vendit. Pra, ai ishte, pamëdyshje, njohës më i mirë, ndër ne, i fondeve të arkivave të Beogradit dhe të Cetinës. Nga këto arkiva voli materiale të shumta për shekullin XIX dhe fillimin e shekullit XX…

…Të gjitha këto punime shkencore hedhin rreze drite në ndriçimin e çështjes së marrëdhënieve shqiptaro-serbe në shekullin XIX, çështje, kjo shumë e rëndësishme për historiografinë tonë, por, gjer tani, fare pak e trajtuar shkencërisht”.

Dr.sc. Skender Rizaj, 1983 ne parathnje te librit te Sadulla Brestovcit te botuar me 1983 nga Instituti Albanologjik me titull “Marrëdhëniet shqiptaro-serbe-malazeze në vitet 1830-1878”

[redaktoni] Për recensione e kritika

“Dijetari Sadulla u muar edhe me kritika e recensione. Në mënyrë të veçantë e vuri në thumb të kritikës objektive shkencore veprën „Miloš Obrenović i njegovo doba” (Beograd, 1966), të Vlladimir Stojançeviqit.(Dr.sc. Skender Rizaj,ibid.)

[redaktoni] Per monografine shkencore “Levizja kombetare ne kazane e Gjilanit-Islam Pira 1866-1931” kane thene:

[redaktoni] Dr.sc. Daut Bislimi

… "Ky është fryt i një pune serioze të Sadulla Brestovcit, i cili nëpër dyer të mëdha futi historinë e popullit shqiptar, duke u mbështetur në faktografi historike. Libri flet për Islam Pirën dhe rolin e tij në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, kurse S. Brestovci i doli hakut ndriçimit të figurës së Islam Pirës, duke i paraqitur ngjarjet objektivisht dhe realisht. Islam Pira ka qenë themelues i Shkollës së parë shqipe në Pozheran (1909), bashkëpunëtor i ngusht i Idriz Seferit dhe luftëtar i paepur për çlirimin kombëtar e arsimimin e populates".

Vepra “Lëvizja Kombëtare Shqiptare në Kazanë e Gjilanit – Islam Pira (1866-1931)” është fryt i një pune shkencore serioze dhe të palodhshme të autorit të ndjerë Sadullah Brestovci, i cili historiografisë shqiptare, veçanërisht studimit të personaliteteve me peshë historike në kuadër të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të territorit të gjerë të Anamoravës, i dhuroi një studim monografik serioz, duke e kaluar nëpër dyer të mëdha edhe historinë e popullit shqiptar të kësaj ane.

Dramat e historisë dhe e vërteta

Libri është një shembull serioz për penën e dijes shqiptare se sa e mundimshme dhe e shtrenjtë është e vërteta historike dhe se sa vështirë krijohet e shkruhet historia kombëtare.

Themelhedhësi i shkollës shqipe në Anamoravë

Kush ishte Islam Pira, themeluesi i shkollës së parë shqipe në Pozheran? Sipas Sadulla Brestovcit, Islam Pira ishte njeri i urtë dhe me edukatë të shëndoshë dhe të gjithanshme për kohën kur jetoi. Ishte njeri prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Idriz Seferit. Ishte personalitet i vërtetë dhe i zhveshur nga çdo interes meskin personal. Ai qe propagandues i ideve përparimtare që në moshë të re, luftëtar konsekuent për çlirimin kombëtar. Islam Pira ishte i përkushtuar ndaj interesave nacionale dhe zhvillimit të arsimimit të popullatës shqiptare të Anamoravës.

Sadulla Brestovci do të konstatojë se para njëqind vjetësh, në një fshat të vogël të Kosovës, ndodhi ajo që e bëri të njohur e me emër dhe Pozherani huri nëpër dyer të mëdha në historinë e popullit shqiptar.

Në vitin 1909, në këtë fshat të panjohur, por me traditë kombëtare, u arrit qëllimi i arsimimit kombëtar ajo që është quajtur shkolla shqipe.

[redaktoni] Dr.sc. Mehmet Halimi

..."Ky libër i ndarë në gjashtë kapituj, zë vend të rëndësishëm në rradhën e historiografisë shqiptare, kurse anëtari i tij, S. Brestovci, me guxim të vëçantë trajtoi shumë çështje që kërkuan energji e vendosmëri, ai ndriçoi shumë ngjarje, beteja e lufta, duke u mbështetur gjithnjë në studime historike." (“Zëri”, 4 korrik 2008)

Këto ditë doli nga shtypi, në botim të Institutit Albanologjik, vepra postmortum e Sadulla Brestovcit: “Lëvizja Kombëtare në Kazanë e Gjilanit – Islam Pira 1866-1931”, Prishtinë, 2008, 291 faqe tekst.

Vepra në fjalë, përveç parathënies është ndërtuar në gjashtë krerë, duke përfshirë përfundimin me shtojcën faktografike dhe përmbylljen me rezymenë në gjuhën angleze, biografinë e autorit, literaturën dhe indeksin e emrave, elemente këto, që e shoqërojnë një vepër të mirëfilltë shkencore. Vepër kjo, në të cilën spikatet aftësia e veçantë për të rrokur në shqyrtim çështje të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Shih në këtë hulli mund të veçojmë se Sadulla Brestovci me punën e vet të ngjeshur, të thellë e të thukët shkencore, me synime e qëllime të caktuara për të ndriçuar periudhën më të errët të historisë sonë, me shpirtin e pastër të një shkencëtari objektiv, duke iu qasur problemeve të marrëdhënieve të popullit shqiptar me popujt tjerë ballkanikë, e veçanërisht atij serb e malazez, i studioi ato, duke u mbështetur në fakte e argumente, duke lënë një varg studimesh e veprash historike, ai zuri një vend të rëndësishëm në radhët e historianëve më të spikatur shqiptarë.

Sadulla Brestovci ishte i vetëdijshëm se problemet në shkencën e historisë ekzistojnë për t’i tejkaluar me njohuri të thella e të gjithanshme, me fakte e argumente, me dëshirë e vullnet, me gatishmëri dhe energji, me rezistencë të vazhdueshme, me punë të pandërprerë shkencore, me synime e qëllime të qarta, ai guximshëm e me besim të plotë në vete, hyri thellë në shkencë dhe me argumente bindëse ndriçoi shumë çështje të panjohura dhe të patrajtuara deri më atëherë. Prandaj, Mr. Sadulla Brestovcin mund ta konsiderojmë si një korife të periudhës së historisë së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare ndërmjet intervalit kohor 1830-1912 të bashkëstudiuesve të kësaj periudhe historike.

Prej nga e mori S. Brestovci këtë forcë dhe energji dhe cili ishte motivi dhe ideali për të realizuar synimet e qëllimet e tija të caktuara në fushën e shkencave historike që shfaqen edhe në këtë vepër?

I lindur, i rritur e i edukuar në një familje të varfër fisnike e patriotike muhaxhirë, Sadulla Brestovci u edukua me prushin patriotik në zemër, që ruhej e kultivohej si eshkë e strall me plot nostalgji e mall, i shkëputur nga trualli autokton stërgjyshor dardan i të parëve të vet, që me mall e dashuri për truallin e lashtë, ruajti të vetmin kujtim – llagapin e përdorur në funksion të mbiemrit – Brestovci, që ishte e vetmja pasuri, i vetmi kujtim ndër shekuj. Shih për këtë arësye S. Brestovci, kur mësoi për periudhën e trazirave të mëdha historike, për periudhën e dëbimeve të popullatës shqiptare muhaxhirë, së cilës i takonte edhe familja e tij nga trojet e veta stërgjyshore, ishte ky barot i thatë, që priste një shkëndujë për t’u ndezë flake prushi i fshehur patriotik, që nxiti dhe u bë motiv e synim dhe qëllim jetësor e shkencor i historianit tonë të zellshëm e të vyeshëm mr. Sadulla Brestovcit. Dhe pikërisht kjo periudhë historike për Sadulla Brestovcin u bë objekt studimi në fushën e historisë. Nuk u shfaq rastësisht as strategu luftarak Idriz Seferi – Kreshniku i Karadakut, i cili e hiqte zanafillën e vet nga trojet stërgjyshore të muhaxhirëve shqiptarë nga Sanxhaku i Nishit, që me mallin e nostalgjinë për trojet e humbura, u ngrit në mbrojtje të Kosovës martire, që po vuante nën thundrën e zaptuesve shekullorë.


Mr. Aliriza Selmani

Tha se “Sadulla Brestovci mjeshtërisht trajtoi qëndresën e popullit të kësaj ane,kurse në mënyrë gjithëpërfshirëse paraqiti zhvillimet e asaj kohe …”. Historiani Selmani ndër të tjera tha: “…. Se pos figurës së Islam Pirës, Sadullah Brestovci, ndriçoi edhe shumë figura të tjera të kësaj ane … “

Dr. sc. Hysen Matoshi

“ … ky libër nuk është vetëm larje borxhi për autorin (Sadulla Brestovci), por është libër që pasuron historiografinë shqiptare”.